Dy mjekë të QKUK-së shkojnë në Turqi për t’u trajnuar për laparskopi
Dy mjekë të QKUK-së për lëmine e Urologjisë po trajnohen në Turqi për përdorim të laparaskopisë në trajtimin e problemeve urologjike
Dr. Liridon Selmani dhe Dr. Artan Elshani po qëndrojnë në Turqi ku po mbajnë një trajnim për përdorimin e aparaturës së laparaskopisë për trajtimin e patologjive.
Urologët po ashtu po mësojnë edhe për procedurën e avancuar invazive endoskopike RIRS.
Raportohet se ata kanë udhëtuar në Turqi me vetiniciativë.
“Urojmë që njohuritë e përfituara të mund t’i implementojmë në Klinikën e Urologjisë në Prishtinë”. kanë shkruar ata.