Dy gratë e plagosura në Podujevë "në gjendje shumë të rëndë dhe jo stabile", thotë QKUK-ja
QKUK ka njoftuar për media se dy gratë të plagosura në fshatin Majac të Podujevës – ku një person mbeti edhe i vrarë – janë në gjendje të rëndë dhe jo stabile.
Njëra e plagosur është 73 vjeçare ndërsa tjetra 31 vjeçare.
“Dy paciente gjinisë femrore,njera e lindur me 1953 tjetëra 31 vjeqare, jonë sjellë nga autoambulanca e podujevës, arsyja lëndim me armë zjarri, gjendje shumë e rëndë dhe jo stabile, jonë kry egzaminimët e nevojshme në QE, të dy pacientët jonë të intubura me frymarje të asistuar, njera është derguar në sallë operative ku jonë duke punuar ekipët e Neurokorurgjisë dhe Anestezionit, gjendja e pacintëve shumë e rëndë”, ka thënë Naser Syla nga Emergjjenca në Prishtinë.