Dy gishtat e mesit lart, fushata e kandidatit për kryetar të Tiranës që po komentohet shumë - NACIONALE

Dy gishtat e mesit lart, fushata e kandidatit për kryetar të Tiranës që po komentohet shumë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi po komentohet shumë për posteret e vendosura në Tiranë, derisa po bën fushatë për t’u bërë kryetar i këtij qyteti.

Në fotografinë e publikuar nga Këlliçi, ai shihet me dy duart duke treguar gishtin e mesit.

Kam një mesazh për këdo që abuzon me taksat e qytetarëve të Tiranës!” – ka shkruar ai.

Për këtë, ai ka marrë reagime të shumta, fillimisht nga xhamitë e Tiranës bën të ditur gazeta Tema.

“Ju lutem të reflektoni në lidhje me rëndësinë e kodit etik në procesin e zgjedhjeve. Në këtë periudhë, kur kandidatët janë duke luftuar për votën tuaj, është thelbësore të mos harroni rëndësinë e etikës në politikë.”raportohet se është thënë në reagimin e tyre.

Top-Channel raporton se ndaj këtij veprimi ka reaguar edhe Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza duke bërë thirrje për heqjen menjëherë të posterave.

Po ashtu, mediat në Shqipëri bëjnë të ditur se ka pasur reagim edhe nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, urdhri i Psikologut etj.

Ndërkaq, Tema ka raportuar edhe se Këlliçi nuk e ka sqaruar mungesën e një diplome të shollës së mesme.

Lajme të ngjashme