Dy fëmijë goditen nga rryma elektrike në afërsi të shkollës fillore “Faik Konica” - NACIONALE

Dy fëmijë goditen nga rryma elektrike në afërsi të shkollës fillore “Faik Konica”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në mëngjesin e sotëm, dy fëmijë janë goditur nga rryma elektrike në afërsi të shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Rastin për Nacionale e ka konfrimuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Personat e mitur janë dërguar për trajtim mjekësor.

"Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën George Bush në Prishtinë, dy persona (të mitur) janë goditur nga rryma elektrike.
Personat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me institucionet përkatëse po trajton rastin".

Lajme të ngjashme