Dy deputetë të pushtetit e dy të opozitës ftohen në Procesin e Berlinit
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi ka thënë se katër deputetë të Kuvendit janë ftuar në Procesin e Berlinit.
Sipas “EO”, ajo citohet të ketë thënë se janë ftuar dy deputetë nga pushteti dhe dy nga opozita.
“Kemi një ftesë në Procesin e Berlinit me katër deputetë që janë të ftuar. Dy të pozitës dhe dy të opozitës. Nuk ka qenë e specifikuar por janë katër dhe kanë kërkuar që shumica me qenë pozitë, unë e kam te specifikuar që shumica të jenë pozitë dhe andaj kam caktuar dy pozitë dhe dy opozitë.” – ka thënë ajo në mbledhjen e këtij komisioni.
Në lidhje me këtë, gjatë mbledhjes ka reaguar deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila ka thën ëse kjo praktikë është instaluar nga Qeveria aktuale.
“Në këtë legjislaturë është bërë një gabim sepse përfaqësimi duhet të jetë politike. Praktikat parlamentare janë të kenë përfaqësim politik, pavarësisht a është parti opozitare apo në pozitë. Kjo është praktika më e re e instaluar nga kjo qeveri. Nëse shkojmë në një udhëtim zyrtar nëse ka qenë ftesa se duhen dy opozitë dhe dy pozitë atëherë pajtohem. Nëse nuk ka të specifikuar ftesën nuk bënë. Nuk shkon ashtu është përfaqësim politik.” – ka thënë ajo.