Dy burra sulmojnë fizikisht një grua në Drenas - NACIONALE

Dy burra sulmojnë fizikisht një grua në Drenas

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të lëndimit të lehtë trupor.

Një grua është sulmuar nga dy burra në Drenas, e cila është trajtuar edhe nga ana e mjekut.

Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Gllogoc / 25.07.2024 - 00:01. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe më pas njëri nga të dyshuarit është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa tjetri është shoqëruar në stacion policor. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt” – shkruhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme