Dy aksidente trafiku në pak minuta në rrugën Pejë-Prishtinë - NACIONALE

Dy aksidente trafiku në pak minuta në rrugën Pejë-Prishtinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore nga dy aksidente trafiku në rrugën Pejë-Prishtinë.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, aksidenti i parë ndodhi rreth orës 22:10 dhe përfshiu dy automjete, nga i cili u lënduan dy persona.

Vetëm pak minuta më pas, rreth orës 22:25, ndodhi një tjetër aksident në të njëjtën zonë, kësaj here duke përfshirë katër automjete, ku një person tjetër ka pësuar lëndime.

“Hetimet lidhur me shkaktarët e këtyre aksidenteve janë në proces”, tha Hoxha.

Lajme të ngjashme