Dushi: Kurti dhe VV-ja tashmë e ka dëshmuar shumë herë se nuk e duan stabilitetin, ata duan krizë
Kryetari i degës së dytë të LDK-së në Prishtinë, Florian Dushi, ka reaguar pas takimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.
Ai ka treguar qëllimet e kryeministrit në detyrë.
Sipas tij, Kurti dhe partia e tij tashmë e kanë dëshmuar disa herë se nuk duan stabilitet.
“Tashmë e ka dëshmuar shumë herë Kurti dhe organizata e tij se nuk e duan stabilitetin. Ata duan krizë, sepse me kriza u rritën dhe në krizë mbijetojnë. Krizat i krijojnë, i thellojnë dhe pastaj i shfrytëzojnë politikisht. Sa herë vendit i duhet qetësi, normalitet dhe institucione që funksionojnë, ata prodhojnë konflikt, përçarje dhe krizë”, ka shkruar Dushi në profilin e tij në Facebook.