Durmishi: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ministria janë të kalueshme
Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë me dije se aktualisht të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ministria e Infrastrukturës janë të kalueshme.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ministria ka 19 kontrata aktive të mirëmbajtjes në gjithë territorin e Kosovës.
“Me 19 kontrata aktive të mirëmbajtjës që i kemi në gjithë territorin e Kosovës, që nga orët e hershme të mëngjesit jemi në teren. Aktualisht të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ministria janë të kalueshme. Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të lëvizin me kujdes duke ju përshtatur kushteve të rrugëve, dhe të mos dalin në rrugë pa paisjet e obligueshme për sezonën e dimrit”, ka shkruar Durmishi.