Durmishi: Jemi në gjendje gatishmërie për të menaxhuar sa më mirë reshjet e shiut - NACIONALE

Durmishi: Jemi në gjendje gatishmërie për të menaxhuar sa më mirë reshjet e shiut

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se nga mbrëmë ekipet e mirëmbajtjes janë në gatishmëri për të menaxhuar reshjet e shiut.

Ai ka treguar se ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po ndërhyjmë kudo që është e mundur.

Në profilin e tij në “Facebook”, Durmishi ka ftuar qytetarët për kujdes gjatë lëvizjes.

“Që nga mbrëmë jemi në gjendje gatishmërie për të menaxhuar sa më mirë reshjet e shiut, të cilat kanë ndikuar edhe në disa nga rrugët tona. Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po ndërhyjmë kudo që është e mundur për të përmirësuar kushtet e qarkullimit. Megjithatë, na duhet edhe bashkëpunimi juaj, ju lusim të vozitni me kujdes të shtuar dhe t’u përshtateni kushteve të rrugës”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme