Duke fluturuar e lexuar Pacollit i vjen një mendim interesant: Mos e bëj mirësinë libër të hapur - NACIONALE

Duke fluturuar e lexuar Pacollit i vjen një mendim interesant: Mos e bëj mirësinë libër të hapur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka publikuar një fotografi nga aeroplanit i tij duke lexuar një libër.

Ai ka treguar se udhëtimet e tij të gjata shpesh nuk janë vetëm prej një vendi në tjetrin.

Në profilin e tij në “Facebook”, Pacolli ka shkruar se këto fluturime janë edhe udhëtime brenda vetes së tij.

Ai ka treguar se gjatë këtij fluturimi i ka ardhur një mendim shumë interesant.

“Udhëtimet e gjata shpesh nuk janë vetëm prej një vendi në tjetrin, por udhëtime brenda vetes. Në këtë fluturim, duke lexuar e reflektuar, më erdhi një mendim i qartë si drita: Mos e bëj mirësinë libër të hapur. Sepse disa njerëz, sapo ta lexojnë, nuk do ta kuptojnë, por do ta keqinterpretojnë. E mira nuk ka nevojë për bujë. Ajo flet vetë, me qetësinë dhe thjeshtësinë e saj. Uroj ditë të mbarë për ju miq!”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të ngjashme