“Duhet spastrim në KEK” – Ilir Mirena ia kujton deklaratën Mefail Bajqinovcit
Një aksion u zhvillua sot në Korporatën Energjetike të Kosovës, e ku u arrestua edhe kryeshefi Nagip Krasniqi.
Kjo ka nxitur mjaft shumë reagime në Kosovë.
Analisti Ilir Mirena e ka publikuar në facebook një deklaratë të deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci.
Aty Bajqinovci kërkonte spastrim të menjëherëshëm në KEK.
“Pajtohem Mef”, ka shkruar Mirena.