Bujar Dugolli nuk e di se pse është ftuar nga Komisoni Hetimor Parlamentar
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli, është shprehur i habitur se pse është ftuar nga Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.
“Po du me ditë pse më keni ftuar? Në nivel qeveritar, ministria e Financave dhe e Zhvillimit Ekonomik është marr me këtë çështje, jo Ministria e Tregtisë,” - tha Dugolli.
Edhe pse Dugolli, e filloi takimin duke i marrë në pyetje anëtaret e komisionit, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, e mori në pyetje atë për veprimtarinë e tij si ministër.
“A mundet zotëri Dugolli, nëse keni qenë pjesë e ndonjë komiteti ndërministror, për shitblerje, për privatizim dhe a ka qenë pjesë e bordit të AKM-së. Cila ka qenë veprimtaria jote si ministër në këtë çështje, pra të energjisë,” - tha Zemaj.
Ndërsa në përgjigjen e tij, Dugolli tha se si ministër veprimet e tij kanë qenë të kufizuara.
Megjithatë, Dugolli tha se kontributi i tij në këtë fushë ka qenë mbështetja e strategjisë për energji, raporton EO.
Në atë kohë sipas Dugollit, Qeveria e Kosovës nuk ka pasur kompetencë në sektorin energjetik dhe të thëngjillit.
“Te sektori i energjisë, Qeveria e Kosovës nuk ka pasur kompetencë në sektorin energjetik dhe të thëngjillit,” - tha ai.