Dugolli në vijë me partinë: Në Bruksel s’po diskutohet për dinarin - NACIONALE

Dugolli në vijë me partinë: Në Bruksel s’po diskutohet për dinarin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Enver Dugolli, deputet i VV-së, është në një linjë me partinë e tij sa i përket narracionit zyrtar të pushtetit mbi negociatat në Bruksel.

Sipas Dugollit, në Bruksel nuk po diskutohet për çështjen e dinarit (një qëndrim tashmë i zyrtarizuar nga Qeveria Kurti).

Dugolli ka vlerësuar se në Bruksel po diskutohet për procedurat e lehtësimit për të zbatuar rregulloren e BQK-së.

“E para që po dua të them është se marrëveshja që është dakorduar në Bruksel dhe aneksi i zbatimit nuk është duke u zbatuar nga Serbia. E dyta, kjo është një hakmarrje tipike e një shteti jo normal siç është Serbia e cila nuk dallon nga Serbia e Millosheviqit sepse edhe para 25 viteve patëm një hakmarrje. Sa i përket çështjes së dinarin, në Bruksel nuk po diskutohet për dinarin. Në Bruksel po diskutohet për procedurat e lehtësimit të qytetarëve për të arritur deri tek implementimi i plotë i rregullores së BQK-së” – tha Dugolli për RTV21.

Lajme të ngjashme