Dugolli i VV-së reagon ndaj kritikave të Lladrovcit për Kurtin, e quan të paaftë për punët që i takojnë - NACIONALE

Dugolli i VV-së reagon ndaj kritikave të Lladrovcit për Kurtin, e quan të paaftë për punët që i takojnë

6 ditë më parë

nga NACIONALE

Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, nuk i kanë pëlqyer deklaratat e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit në lidhje me kryeministirin Albin Kurti.

Përmes një statusi në Facebook, ai ka reaguar ndaj deklaratës të Lladrovci, i cili shkroi gjatë ditës se kryeministri Albin Kurti, në pamundësi për të zgjedhur problemin me grevën, “po mjeullohet me retorikën e luftës”.

Rreth këtij qëndrimi, Dugolli ka shkruar se, Lladrovci, në mungesë të aftësive pët tu marrur me punët që i takojnë, merren me ato që nuk kanë mandat.

“Nuk kanë si të kuptohen ndryshe as deklaratat e kryetarit të Drenasit i cili shpesh herë po mundohet ta "mëson" Kryeministrin Kurti se si dhe çka deklaron për politikat shtetërore e nacionale!”, ka shkruar Dugolli.

Ndërkaq, ndaj këtij shkrimi, Lladrovci i është përgjigjur poashtu me një status në Facebook.

“Meqë nuk kisha mundësi të komentoja në profilin e shokut tim, Enver Dugollit, përgjigjen po e publikoj këtu: Për atdheun, kam qenë dhe jam bashkë, në çdo kohë, por, nuk e kuptoj një gjë aq të thjeshtë - arritjen e marrëveshjes me sindikatën. Vërtetë kemi probleme - investimet kapitale dhe realizimi i projekteve të filluara”, ka shkruar Lladrovci ndër tjerash.

Lajme të ngjashme