Dua Lipa adreson spekulimet: S'do të performoj në Katar pa u respektuar të drejtat e njeriut - NACIONALE

Dua Lipa adreson spekulimet: S'do të performoj në Katar pa u respektuar të drejtat e njeriut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Këngëtarja me famë botërore e lindur në Kosovës, Dua Lipa, ka shuar spekulimet e shumta se ajo do të performonte në Kampionatin Botëror Katar 2022. Këtë e ka bërë me anë të një story, ku ka thënë se nuk do të performojë dhe as nuk është përfshirë asnjëherë në biseda për të performuar, pa u respektuar të drejtat e njeriut.

“Për momentin ka shumë spekulime se unë do të performoj në ceremoninë e Kupës së Botës në Katar. Unë nuk do të performoj dhe asnjëherë nuk kam qenë e përfshirë në bisedime për diçka të tillë. Do ta përkrah Anglinë nga larg dhe Katarin do ta vizitoj vetëm kur të respektohen në plotësi të drejtat e njeriut, që premtoi kur fitoi të drejtën e organizimit të Kampionatit Botëror”, ka thënë Dua Lipa në storyn e publikuar në Instagramin e saj, siç përcjellë Gazeta Nacionale.

Këngëtarja kosovare kishte kënduar në ceremoninë hapëse të finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2018 dhe shumë raportime erdhën se ajo mund ta bëjë një gjë të tillë edhe në Kupën e Botës.

Kampionati Botëror nis më 20 nëntor me ndeshjen hapëse Katar – Ekuador dhe përfundon me 18 dhjetor.

Lajme të ngjashme