Drequn: Asociacioni në rend të parë sepse për kohë të gjatë ishte shtyrë në prapavijë
Asociacioni “është në rend të parë”, ka thënë i ashtuquajturi Kryetari i një Komisioni Parlamentar “për Kosovën” në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drequn, duke komentuar takimin e 14 shtatorit në Bruksel.
Drequn shprehet se “gjëja e mirë për Serbinë” është se, siç pretendon ai, “është qartësuar” se pala kosovare “po pengon arritjen e përparimeve në dialog”.
“Asociacioni tash theksohet në rend të parë, pasi që për një kohë ish shtyer naë prapavijë”, ka thënë Drequn, siç e cituan mediat serbe.