Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë: Bora u ankua, e kemi zënë papërgatitur
Reshjet e borës pothuajse kanë rënë gjatë gjithë natës të së shtunës në Kosovë.
Komuna e Prishtinës menjëherë ka dal në terren për të pastruar rrugën nga bora.
Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu ka shpërndarë disa fotografi ku shihen ekipet në terren.
Musliu tutje ka shkruar se bora është ankuar, pasi që e kanë zënë papërgatitur.
“Kemi ankesa nga bora, pasi që e kemi zënë papërgatitur.” – ka shkruar ai.
