Drejtori i Prodhimit në KEK del me qëndrime filozofike: "Për një copë ego, jemi copëtuar
Kur Kosova po përballet me krizë të rëndë energjetike, Drejtori i Prodhimit në KEK me emrin Luigj Imeri ka dhënë disa qëndrime ‘dritësjellëse’.
Imeri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka ndarë një thënie që tingëllon ‘filozofike’.
“Pikë e pesë. Jo rastësisht jemi këtu ku jemi të gjymtuar, copëtuar e ndarë. Përfundimisht, jo nga të tjerët por nga vetë ne, për një copë ego,” – ka shkruar z. Imeri.
Nuk është e qartë se kujt i është drejtuar Imeri, por të shpresojmë se jo punëtorëve të tij që merren me prodhimin në KEK. Nëse këta punëtorë janë pikë e pesë, atëherë ky do të ishte një lajm i keq për Kosovën.