Drejtori i Inspeksionit në Podujevë kërkon dorëheqje nga detyra: Shumë punë, pak staf
Alban Zeka, drejtori i Inspeksionit në Komunën e Podujevës, ka kërkuar largimin nga kjo detyrë.
Kështu ka bërë të ditur Zeka për Klan Kosovën, duke thënë se ndër arsyet që kanë ndikuar deri te ky vendim, ka qenë dinamika e madhe e punës, mungesa e stafit, mungesa e inspektorëve të ndërtimit.
Madje ai tha se 10 herë është shpallur konkursi për inspektorë, por pa rezultat.
“Andaj aty ka pasur ndërtime të mëdha dhe s’kanë pasur mundësi të kryhen punët. Ma bëri të pamundurën e vazhdimit në këtë forme dhe më mirë e shkëputëm bashkëpunimin këtu”.
“Ka qenë kohë e mirë, kemi bashkëpunuar miqësisht, kanë qenë punë të mira, por këtu na janë ndarë rrugët. Do të kthehem në gjimnaz si mësimdhënës.” - deklaroi Zeka.