Drejtori i Infektivës paralajmëron: Ka mundësi të përhapet sëmundja ngjitëse e Pertusisit - NACIONALE

Drejtori i Infektivës paralajmëron: Ka mundësi të përhapet sëmundja ngjitëse e Pertusisit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pertusisi, që ndryshe njihet edhe si Kolla e mirë, është një sëmundje ngjitëse bakteriale që përfshin traktin e frymëmarrjes.

E në Klinikën e Infektives në QKUK, nuk ka raste të rënda me sëmundjen ngjitëse Pertusis.

Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se kjo sëmundje nuk paraqet ndonjë rrezik të madh për jetën e pacientëve sepse fal vaksinimit, ende nuk është regjistruar në QKUK ndonjë rast i rëndë.

Vishaj ka shtuar se ekziston mënyra e përhapjes së kësaj sëmundje, pasi që ka prindër që kanë hezituar që të vaksinojnë fëmijën e tyre.

IKShPK u ka bërë thirrje prindërve që t’i përmbahen kalendarit të rregullt të vaksinimit dhe t’i vaksinojnë fëmijët, sipas orareve të përcaktuara në kalendar, sepse tyre kjo është mënyra më e mirë për të tejkaluar këtë sëmundje.

Lajme të ngjashme