Drejtori i burgut dhe i gjithë zinxhiri komandues në Durrës shkarkohen pas arratisjes së Altin Ndocit - NACIONALE

Drejtori i burgut dhe i gjithë zinxhiri komandues në Durrës shkarkohen pas arratisjes së Altin Ndocit

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës, Indrit Cerlojn, vetëm një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci.

Sipas raportimit të Top Channel, masa ndaj Cerlojit fillimisht ishte pezullim, por disa orë më vonë u vendos shkarkimi i plotë. Përveç tij, është shkarkuar edhe i gjithë zinxhiri komandues i IEVP Durrës, si pjesë e masave të menjëhershme pas incidentit të rëndë të sigurisë.

Arratisja e Ndocit ka ngritur shqetësime serioze për funksionimin dhe standardet e sigurisë brenda institucionit, duke çuar në kërkesa për rishikim të procedurave dhe përgjegjësive. Autoritetet kanë paralajmëruar se hetimet për ngjarjen po vijojnë.

Lajme të ngjashme