Drejtori i BKS-së Sami Mazereku takohet me Abazoviçin, e falënderon për mbështetjen
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku është takuar me kryeministrin e Malit të Zi, Driton Abazoviçin.
Në këtë takim, Abazoviç ka falënderuar Mazerekun për implementimin e suksesshëm të marrëveshjes me Malin e Zi vetëm me policen TPL Plus.
Sipas në njoftimit nga Byroja Kosovare e Sigurimit thuhet se Mazreku ka falënderuar Abazoviçin për mbështetjen.
"Në anën tjetër drejtori BKS-së Sami Mazreku ka falenderuar kryeministrin e Malit te Zi për mbështetjen e vazhdueshme që ky i fundit ka treguar për Byronë Kosovare të Sigurimit.” – thuhet në njoftim.
Gjatë ditëve në vijim do të organizohen edhe takime tjera të cilat kanë për qëllim lehtësimin e rrugëve në të cilat pritet të kaloj BKS-ja gjatë muajve në vijim.
