Drejtoresha në Komunë të Gjilanit jep dorëheqje - NACIONALE

Drejtoresha në Komunë të Gjilanit jep dorëheqje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drejtoresha në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa të Komunës së Gjilanit, Herolinda Murati Leka, ka dorëzuar dorëheqje të parevokueshme nga ajo pozitë, ndërsa sipas gazetsë “Paparaci”, ajo këtë vendim e ka marrë pasi aktivistë të Vetëvendosjes dyshohet se ia kanë thyer zyrën.

“Unë, Herolinda Murati Leka, në cilësinë e drejtoreshës për Buxhet dhe Financa të Komunës së Gjilanit, përmes kësaj letre paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga kjo detyrë, për arsye të shumta institucionale, etike dhe morale (...)

(...) të cilat ma bëjnë të pamundur vazhdimin e mëtejshëm të ushtrimit të funksionit tim”, thuhet në letër dorëheqjen që Herolinda Murati Leka ia ka adresuar, kryesuesit të Kuvendit, anëtarëve të Kuvendit Komunal dhe kryetarit të komunës.

Lajme të ngjashme