“Drejtësi në Hagë”, Mustafa: Lirimi i bashkëluftëtarëve është detyrim moral e kombëtar ndaj të vërtetës sonë - NACIONALE

“Drejtësi në Hagë”, Mustafa: Lirimi i bashkëluftëtarëve është detyrim moral e kombëtar ndaj të vërtetës sonë

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka vlerësuar se lufta e UÇK-së ka qenë dhe mbetet e pastër.

Ai ka bërë me dije se relativizimi i fajit dhe përpjekja për të barazuar historinë është një akt i pamoralshëm.

Në profilin e tij në Facebook, Mustafa ka shkruar se lirimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit është detyrim moral.

“Drejtësi në Hagë. Relativizimi i fajit dhe përpjekja për të barazuar historinë është një akt i pamoralshëm që nuk i shërben drejtësisë. Lufta e UÇK-së ka qenë dhe mbetet e pastër. Lirimi i bashkëluftëtarëve tanë nga Haga nuk është thjesht kërkesë politike, por detyrim moral e kombëtar ndaj të vërtetës sonë shtetërore”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme