Dreçun për votimin e djeshëm në AP të NATO-s për Kosovën: Tregon trendin se ku po shkojnë gjërat - NACIONALE

Dreçun për votimin e djeshëm në AP të NATO-s për Kosovën: Tregon trendin se ku po shkojnë gjërat

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pjesë e një fushate tepër të madhe nga perëndimi për afirmimin ndërkombëtar të Kosovës, e ka quajtur Millovan Dreçun, Kryesues i Komisionit Parlamentar për Çështje të Mbrojtjes në Serbi, votimin e djeshëm për ngritje të statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Dreçun duke folur për median serbe “Kosovo-Online” tha se Perëndimi është duke e shtyrë Kosovën në organizata ndërkombëtare ku ka shumicën dominuese.

“Pavarësisht faktit se ky vendin nuk ka shumë peshë, kalimi prej pozitës së vëzghuesit në anëtar të asocuar, ngase AP e NATO-s është e ndarë nga NATO, kjo thjesht do t’i lejoj Prishtinës të ketë kontakte më të forta me ambasadat e vendeve anëtare. Sidoqoftë, kjo tregon trendin, se çfarë ka për të ndodhur në vijim”, ka thënë Dreçun.

“Kur shikon gjithçka që po bëhet, atëherë është plotësisht e qartë se ky drejtim po ndiqet edhe me vendimin e sotëm, sepse NATO po krijon të ushtrinë e Kosovës sipas standardeve të NATO-s, e cila duhet të jetë e ndërveprueshme me standardet e NATO-s. Dhe kushtet politike po krijohen përmes marrëveshjes bazë franko-gjermane ku po imponohen dy pika kyçe për njohjen de facto dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Drecun.

Lajme të ngjashme