Dragash: Ngacmoi seksualisht një grua, arrestohet një burrë - NACIONALE

Dragash: Ngacmoi seksualisht një grua, arrestohet një burrë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë nën dyshimin për ngacmim seksual në Dragash.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, i dyshuari kishte ngacmuar seksualisht një grua.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

NGACMIM SEKSUAL

Dragash 10.07.2023 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme