Draft të Asociacionit kishte edhe në të kaluarën, mbante firmën e Enver Hasanit - NACIONALE

Draft të Asociacionit kishte edhe në të kaluarën, mbante firmën e Enver Hasanit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ekspertë gjermanë të lidhur me Qeverinë Federale të Gjermanisë kanë draftuar Draft-Statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Mirëpo një Draft-status kishte ekzistuar edhe në vitin 2015, ku Koha.net kishte bërë të ditur se drafti ishte me autorësi të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i cili kishte thënë se kërkesa kishte ardhur nga zyrtarët e lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ky Draft-Status për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe bazë kishte ligjin e datës 27 qershor të vitit 2013 mbi Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë Ndërkombëtare të Parimeve që Rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë si edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i datës 23 dhjetor 2016.

Në nenin 2 të këtij drafti, Asociacioni përkufizohet si person juridik që përfaqëson interesat e përgjithshme të anëtarëve të saj, autoritetet lokale, interesat e komunitetit serb dhe të komuniteteve tjera që jetojnë dhe banojnë në territorin e qeverisë nga anëtarët Asociacionit të Komunave.

Me tej në këtë draft shkruan se Asociacioni ka xhirollogarinë e vet si edhe emblemën, krahas prerogativës së Asociacionit të Komunave nga neni 4 i Marrëveshjes së Parë mbikëqyrje të plotë mbi fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, planifikimi urban dhe rural. Sipas këtij drafti Asociacioni i Komunave organizon dhe koordinon aktivitetet e anëtareve të vet në këto fusha.

Në nenin 5 të këtij drafti përshkruhet struktura dhe marrëdhëniet me organet qendrore. Organet e Asociacionit janë: Kryetari, Nënkryetari, Kuvend, Këshilli dhe Bordi.

Organi më i lartë i qeverisjes është Kuvendi, i cili e përbëjnë të gjithë anëtarët e Asociacionit. Në Kuvend marrim pjesë edhe përfaqësuesit e minoriteteve në pajtim të një marrëveshjeje të kryetarëve të komunave.

Sipas këtij drafti, burimet e financimit janë nga buxheti i komunave anëtare si edhe nga publikimet dhe shërbimet, mirëpo parashihen edhe të hyra nga niveli qendror, vendet dhe organizata e jashtme si edhe donacionet e ndryshme.

Lajme të ngjashme