Dorëzohet Shkëlzen Gashi, e lavdëron Isa Mustafën: Kryetari më i mirë i Prishtinës
Shkëlzen Gashi, analist i përhershëm në “Pressing”, ka folur dje për qeverisjen e Prishtinës në 25 vitet e fundit.
Gashi e ka cilësuar Isa Mustafën, ish-kryetar i Komunës së Prishtinës nga radhët e LDK-së, si kryetarin më të mirë të Prishtinës.
“Nëse është duke na shikuar në televizion, edhe një herë i kam thënë para disa viteve, po i them edhe tash, Isa Mustafa është kryetari më i mirë i Prishtinës në këtë çerek shekull.” – tha ai.