Dorëzohet Ministri Latifi, kërkon ndihmë nga vendet fqinjë për të sëmuret me kancer - NACIONALE

Dorëzohet Ministri Latifi, kërkon ndihmë nga vendet fqinjë për të sëmuret me kancer

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka vizituar sot Klinikën e Onkologjisë në QKUK, pasi reshjet e fundit të shiut kishin kanë dëmtuar aparaturën e Radioterapisë, e cila ndodhej në bodrumin e klinikës.

Me këtë rast, Latifi, ka deklaruar se deri sa pritetë vlerësimi i dëmeve të shkaktuara në aparaturat e Klinikës së Onkologjisë, janë duke biseduar me Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Shqipërisë, për ofrimin e shërbimeve Onkologjike të pacientëve tanë.

Po ashtu, ministri Latifi, tha se është e mundur që bisedime të tilla të kemi edhe me shtetet tjera të rajonit.

Numri i pacientëve që kanë qenë në pritje dhe njëherit në trajtim në këtë klinikë është 233.

Lajme të ngjashme