Dorëzohet i dyshuari për vrasjen me thikë të vjehrrit në Prishtinë - NACIONALE

Dorëzohet i dyshuari për vrasjen me thikë të vjehrrit në Prishtinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

I dyshuari për vrasjen me thikë të vjehrrit të tijë në lagjen Emshir të Prishtinës është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës.

Këtë dorëzim, ai e ka bërë përmes avokatit të tij. Ndërsa Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, e ka konfirmuar dorëzimin e të dyshuarit.

“Sot nga njësiti i hetimeve të përgjithshme është siguruar prezenca e personit të dyshuar për vrasjen që ka ndodhë me datën 29.11.2023, në lagjen Emshir në Prishtinë”, tha Ahmeti.

Lajme të ngjashme