Dorëzohen në KQZ mbi 4 mijë nënshkrimet e peticionit për shkarkimin e Atiq
Nexhat Ugljanin, kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, ka thënë se ka dorëzuar në KQZ nënshkrimet e peticionit. Mbi 4000 mijë nënshkrime për rrëzimin e kryetarit të kësaj komune Erden Atiq, para gjysmë ore janë dorëzuar në Komisionin Qendror Zgjedhor.
Për Nacionalen, këtë e konfirmoi vet Ugljani.
“Faza përfundimtare ka përfunduar. Ne e kemi kryer obligimin sipas Udhëzimit Administrativ dhe krejt në rregull ka kaluar dorëzimi në KQZ peticioni nga grupi iniciues. Janë 423 faqe, nënshkrimet janë 4148 edhe ajo procedura nga KQZ-ja ka qenë e rregullt, gjithçka ka shkuar në rregull dhe pa telashe. Tash është në duart e ministrisë përkatëse dhe KQZ-së që të shkoj me tutje”, tha ai.