Dorëheqja e Velës, Mirena: Garant po e çojkan diku far ambasadori - NACIONALE

Dorëheqja e Velës, Mirena: Garant po e çojkan diku far ambasadori

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Ilir Mirena ka komentuar dorëheqjen e Blerim Velës nga pozita e shefit të stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai ka shprehur dyshimet e tij se Vela mund të emërohet ndonjë ambasador i Kosovës në ndonjë shtetet.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se mandati i Qeverisë Kurti po afrohet dhe tani mund të bëhën riemërime në diplomaci.

“Ky djaloshi i rrezikshem i Vjosa Osmanit, Blerim Vela, qe paska dhane dorehheqje, garant po e qojkan diku far ambasadori, se n't'kish dhane doreheqje kurren e kurres... Mandati i kesaj qeverie po i afrohet fundit, e tash aranzhohen k'so riemerime, ritenderime...Sa t'mujn me zane, poste e pare..”, ka shkruar Mirena.

Lajme të ngjashme