Donika Gërvalla merr pozitë të re, bëhet kryetare e degës së “Guxo” në Pejë - NACIONALE

Donika Gërvalla merr pozitë të re, bëhet kryetare e degës së “Guxo” në Pejë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është zgjedhur kryetare e degës së “Guxo” në Pejë.

Lajmi është bërë i ditur nga bashkëpartiaku i saj, ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Peci në një postim në Facebook, ka uruar Gëvrvallën për pozitën e re.

Postimi i plotë:

Urime Kryetare Gërvalla!

Sot, Zëvendës-Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla u zgjodh kryetare e degës së “GUXO”-së në Pejë.

Donika është një nga ato zërat që për 30-të vite, ka qenë aktiviste për lirinë e Kosovës dhe liritë universale.

Medoemos që nuk do kishte si të ishte ndryshe Donika, duke qenë se ajo rrjedh nga një familje atdhetare e patriotike, një familje e cila ka shërbyer si udhërrëfyese për gjeneratat pasuese.

Ajo ka ndjekur hapat e Jusuf Gërvallës, gjithmonë duke patur synim afirmimin e Kosovës në botë dhe pasqyrimin e realitetit, të dhunës e shtypjes me të cilën janë përballur shqiptarët me vite nga pushtuesi serb.

Në familjen Gërvalla, përmes rokut e poezisë zë vend zanafilla e rezistencës dhe frymës së ndryshimit, atëherë kur pak kush ka patur guximin të jetë roker e poet.

Donika ishte pjesë e protestave studentore në Shqipëri në dhjetor të vitit 1990, ku pastaj përmes grevës së urisë në shkurt të 1991, bashkë me studentë të tjerë, çuan në rrëzimin e regjimit diktatorial në Shqipëri.

Sa ishte pjesë e LDK-së përfaqsoi qëndrimet e Kosovës para opinionit gjerman si në media ashtu edhe në Qeverinë Gjermane e Bundestag.

Së bashku me bashkëshortin Stefanin, nuk e kanë ndalur aktivitetin e tyre patriotik në shërbim të Kosovës edhe pse kanë qenë nën kërcënime të vazhdueshme për jetë.

Donika sot, është pjesë e partisë “Guxo” duke mbetur simbol i guximit dhe luftëtare e zëshme për ndryshim. Vetë prezenca e saj në Kosovë për t’i kontribuar vendit, larg familjes së saj përbën sakrificë.

Edhe njëherë, Gëzuar Donikë!

Na priftë e mbara.

Urime Kryetare Gërvalla! Sot, Zëvendës-Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla u zgjodh...

Posted by Faton Peci on Saturday, August 13, 2022

Lajme të ngjashme