Donika Gërvalla e falënderon ministrin kroat që e përkrahu Kosovën për anëtarësim në KiE
Ministrja e Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, e ka falënderuar kryediplomatin kroat, Gordan Grlic Radman.
Ky i fundit foli me përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Aderimi i Kosovës do të eliminonte një boshllëk të madh në mbulimin kontinental të Këshillit të Evropës, duke siguruar standarde të njëjta të të drejtave të njeriut në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë kryediplomati kroat.