“Doktrina ushtarake dhe e majta”, Gecaj paralajmëron përballje interesante në mes të PDK-së dhe VV-së në Kuvend - NACIONALE

“Doktrina ushtarake dhe e majta”, Gecaj paralajmëron përballje interesante në mes të PDK-së dhe VV-së në Kuvend

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Gecaj, ka paralajmëruar përballje interesante në Kuvendin e Kosovës në mes të PDK-së dhe VV-së.

Duke e analizuar përbërjen e deputetëve të këtyre partive që deri me tani kanë siguruar ulëse në Kuvend, ai ka thënë se përcaktuese do të jenë strategjia që do të ndjekin.

Në profilin e tij në “Facebook”, ish-anëtarja e VV-së ka shkruar se doktrina ushtarake do të jetë përballë të majtës.

“Betejat ne Kuvendin e Kosoves mes PDK'se e VV'se do te jene interesante e deri diku ekzotike. Percaktuese do te jete strategjia, doktrinat ushtarake apo ato e te se majtes, majtes ekstreme. Gjeneralet e luftes ( 4 deri ne 5 minimalisht) se Kosoves ne njeren anen, e ne anen tjeter Dimala e Mefaila. Politika e Kosoves!”, ka shkruar Gecaj.

Lajme të ngjashme