Dogjën katër vetura në Prishtinë, arrestohen katër persona
Zyrtarët policer në Kosovë mbrëmjen e 14 nëntorit kanë arrestuar katër persona në Prishtinë. Të njejtit dyshohet të jenë përfshirë në veprën zjarrvënie. Krim ky që dyshohet se të arrestuarit e kanë bërë më 10.09.2022.
Rasti ka ndodhur në rrugën “1Tetori” në Prishtinë, ku janë djegur katër vetura.
“Personat e arrestuar: A. S, mashkull, 46 vjeç, S. I, mashkull, 16 vjeç , H. M, mashkull, 40 vjeç dhe L. L, mashkull, 24 vjeç”, njofton policia.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Polica po vazhdon punën në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale”, përfundon njoftimi i PK-së.