Dogana sekuestron mallra dhe rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit
Dogana e Kosovës njoftoi se ka zbuluar mallra komerciale dhe 29,900 euro të padeklaruara gjatë një kontrolli në Pikën Kufitare në Han të Elezit.
Sipas njoftimit, automjeti u përzgjodh për kontroll pas analizës së riskut. Gjatë inspektimit u gjetën mallra komerciale dhe para të gatshme që nuk ishin deklaruar.
"Automjeti me targa të Maqedonisë së Veriut është përzgjedhur për kontroll... bazuar në analizën e riskut," thuhet në njoftim.
Dogana bëri të ditur se "malli i padeklaruar, mjetet monetare dhe automjeti janë sekuestruar për zhvillimin e procedurave të mëtejshme ligjore."
Rasti do të trajtohet sipas legjislacionit doganor dhe rregullave për deklarimin e mjeteve monetare.