Dogana konfiskon 30 automjete të pazhdoganuara
Dogana e Kosovës ka njoftuar se janë konfiskuar 30 automjete të pazhdoganuara.
Përmes një komunikate për media, Dogana ka njoftuar se gjatë një operacioni janë realizuar kontrolle në Xërxë të Rahovecit dhe Carallukë të Malishevës.
“Njësitë e Doganës të Kosovës kanë identifikuar dhe kryer kontrollin e automjeteve me targa të huaja, si dhe kanë gjetur auto pjesë pa dokumentacionin e nevojshëm që dëshmon se automjetet nuk janë te zhdoganuara. Si rezultat të këtyre kontrolleve, janë zbuluar dhe sekuestruar 30 automjete të pa-zhdoganuara, si dhe pjesë të automjeteve të paligjshme në këto tri lokacione. Në përputhje me procedurat ligjore, është filluar procesi i kundërvajtjeve.” – thuhet tutje.