Dogana e Policia me aksion në Hoqë: Hasin në rezistencën e së paku një serbi - NACIONALE

Dogana e Policia me aksion në Hoqë: Hasin në rezistencën e së paku një serbi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dogana e Kosovës e ka paralajmëruar një aksion për konfiskimin e alkoolit.

Banorët serb atje, e kanë kundërshtuar një aksion të tillë.

Nga Dogana e Kosovës kanë thënë për Insajderin se gjatë procesit të tërheqjes kanë hasur në rezistencë.

“Procesi i tërheqjes është duke vazhduar kemi pasur rezistecë, por, nuk ka ndikuar në procesin e tërheqjes”, ka thënë Adriatik Stavileci, Zëdhënës i Doganës.

Në këtë rast është kërkuar edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës.

Numër i madh i banorëve serbë kanë dalë në rrugët e këtij fshati, ndërsa pjesëtari i familjes Srdan Petroviq në shenjë proteste ka vendosur një shtizë flamuri ndërsa ka kërcënuar se do të hidhet nga çatia e shtëpisë.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka deklaruar se është duke vazhduar ky aksion dhe ka shtuar se do të dalin me një komunikatë të plotë, në lidhje me rastin.

“Po është duke vazhdu ai aksion, Dogana ka kërkuar asistim për tërheqjen e disa litrave alkool, edhe ai njoftimi i më hershëm, po vazhdon tërheqjen e materialit. Policia po vazhdon me i asistu doganierët. Vazhdimisht qytetarët mblidhen, por për detaje të tjera do të dalim më komunikatë” ,tha Elezaj.

Lajme të ngjashme