Dodiku në “konak” të Putinit, e quan “lider të madh botëror”
Milorad Dodik, president pro-rus i Republikës Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë, është duke qëndruar në Rusi.
Në qytetin e Kazanit, Dodik, që është në listë të zezë të ShBA-së, ka takuar presidentin e Rusisë, Vladirimi Putin.
Në një njoftim në “X”, Dodik ka pasur fjalë të mëdha për Putinin, i cili nga bota perëndimore cilësohet si një president autokratik dhe përgjegjës për pushtimin e Ukrainës.
“Është gjithmonë një kënaqësi e veçantë të takohem me një lider të madh botëror dhe një mik të sinqertë të Republikës Sërpaka” – ka shkruar Dodik.
Увијек је посебно задовољство сусрести се с великим свјетским лидером и искреним пријатељем Српске, предсједником Руске Федерације Владимиром Путином.
— Милорад Додик (@MiloradDodik) October 24, 2024
Односи Републике Српске и Русије су на никад бољем нивоу, чврсто утемељени нашим добрим и пријатељским везама.
На састанку је… pic.twitter.com/2j3t86mgBe