Dodik paguan 18 mijë euro që të mos mbajë një vit burg, Gjykata në Bosnje e konfirmon
Milorad Dodik ia ka dalur të shmang burgimin njëveçar në Bosnje-Hercegovinë duke paguar gjobë zëvendësuese për mbi 18 mijë euro.
Gjykata e Bosnje-Hercegovinës konfirmoi zëvendësimin e burgut me gjobë, sipas kërkesës së shtruat nga Prokuroria në Bosnje-Hercegovinë.
"Duke vendosur mbi kërkesën e mbrojtjes së të dënuarit Milorad Dodik, për zëvendësimin e dënimit të shqiptuar me burg me gjobë, Gjykata, në përputhje me rregulloret ligjore, nxori një vendim me të cilin, pas deklaratës së Prokurorisë së BeH-së, u miratua propozimi i lartpërmendur i mbrojtjes, dhe i dënuari Milorad Dodik u dënua me gjobë në vend të burgut", njoftoi Gjykata e BeH-së.