Dodik i lavdëron kriminelët Karaxhiq e Mladiq: Srebrenica nuk është gjenocid, rroftë Rusia
Udhëheqësi i Republika Srpska në Bosnja, Milorad Dodik, ka folur fjalë të mëdha për dy kriminelët e luftës Radocan Karaxhaniq e Ratko Mladiq.
Dodik ka shkuar edhe më tutje teksa ka thënë se Srebrenica nuk është gjenocid, përderisa ka lavdëruar edhe Rusinë, e ka kritikuar Amerikën.
“Më në fund thuajeni se Srebrenica nuk ishte gjenocid”- thirri Dodik në një moment, duke i mbrojtur kriminelët e dënuar të luftës Karaxhiq dhe Mlladiq si “njerëz që udhëhoqën Republikën Serbe” dhe që dyshohet se luftuan për liri.
Ai pretendon se sot kundër Repuiblikës Serbe po bëhet një luftë hibride, e mbështetur nga disa vende perëndimore, me në krye SHBA-në.
Dodik tha gjithashtu se qëllimi përfundimtar është shteti serb në këto zona, kështu që vija aktuale që ndan Republikën Serbe nga Federata e Bosnjë-Hercegovinës do të bëhet përfundimisht kufiri i vërtetë dhe fjalimin e mbylli me mesazhin “rroftë Serbia, Rusia. dhe bota ortodokse”.