Doda: Në mbledhjen e dy kuvendeve mungojnë ish-komandantët e UÇK-së
Kryetarja e grupit parlamentar për Demokraci dhe Integrim, Mesila Doda, gjatë fjalimit ë mbledhjen e përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ka thëne se në sallë mungojnë ish-komandantët e UÇK-së.
“Kjo sallë ka mungesa të mëdha sot, janë komandantët e luftës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe të tjerë. Duhet të përsërisim se lufta e UÇK-së është faqe lavdie në historinë e kombit dhe njerëzit që i dalin zot atdheut të tyre janë heronj dhe jo kriminelë lufte “, tha Doda.
Dodaj ka deklaruar gjithashtu se Kosova dhe betejat e saj janë fitore të jashtëzakonshme.
‘’Ne sot bashkërisht mbrojmë luftën dhe heronjtë tanë nga çdo sulm. Nuk mund të humbim në paqe atë që fituam në luftë. Kosova dhe beteja e saj janë fitore të jashtëzakonshme në mijëvjeçarin e ri’’, tha ajo.