Kica e qartë: LDK-ja nuk bën koalicion me kryeministër Albin Kurtin - NACIONALE

Kica e qartë: LDK-ja nuk bën koalicion me kryeministër Albin Kurtin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka folur rreth zgjedhjeve të ardhshme dhe koalicioneve të mundshme.

Në RTV Dukagjini, ajo ka vlerësuar se LDK-ja nuk ka vija të kuqe. Megjithatë, sipas saj, LDK-ja nuk bën koalicion me kryeministër Albin Kurtin.

“LDK-ja nuk ka vija të kuqe me askënd, dukshëm vijat e kuqe ndër vite janë shndërruar në të kaltra e të gjelbra. LDK nuk bën koalicion me kryeministër Albin Kurtin, nuk bën koalicion nëse ai është kryeministër. LDK ka me ofertu iniciativën e vet politike, ka me shiku ku e pozicionon qytetari, pastaj shohim e bëjmë”, ka deklaruar ajo në RTV Dukagjini.

Lajme të ngjashme