Doarsa Kica-Xhelili iu përgjigjet ish-bashkëpartiakëve: Publikoni mesazhet në Whatsapp - NACIONALE

Doarsa Kica-Xhelili iu përgjigjet ish-bashkëpartiakëve: Publikoni mesazhet në Whatsapp

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja Doarsa Kica-Xhelili i ka komentuar deklaratat e ish-bashkëpartiakëve, Haxhi Avdyli dhe Burim Meta, pasi i pari deklaroi duke thënë se “ajo nuk kishte treguar për dorëheqjen”, ndërsa i dyti tha se ajo ishte “e privilegjuar”.

Kica-Xhelili në Rubikon ka thënë se ajo do të dorëhiqet nga Komisioni për Administratë Publike, pozitë që “Avdyli mund ta konsiderojë si privilegj”.

“Nëse privilegj është komisioni nga ku do të dorëhiqem, mua më ka thënë që atë të marrë presidentja, nuk ka të bëjë me z.Avdyli apo z.Karameta. Nëse është privilegj dretimi i komisionit, aq sa është privilegj, është edhe përgjegjësi. Nëse mund të ma argumentojnë të kundërtën, le të më tregojnë me çka nuk janë pajtuar”, ka thënë ajo.

Kica-Xhelili është pyetur edhe për deklaratat e Avdylit, i cili tha se kjo kishte deklaruar se nuk do ta lëshojë partinë.

“Krejt çka mund të them është se e kanë grupin në Whatsapp ku kam dhënë dorëheqje…Nëse duan ta thonë të kundërtën, le ta shfaqin mesazhin tim”, tha ajo.

Lajme të ngjashme