Do të furnizoheni me derivate? Këto janë çmimet për 24 orët e ardhshme
Ministria e Tregtisë ka njoftuar edhe sot për çmimet e derivateve.
Përkundër asaj që çmimi i naftës është i pandryshueshëm për ditë me radhë pra 1 euro e 74 centë.
Çmimi i benzinës edhe sot është më lirë , 1 euro e 60 centë nga 1 euro e 61 centë sa ishte dje.
Kurse, rritje ka pësuar çmimi i gazit nga 0. 78 euro sa ishte dje sot është 0.79 euro.
Këto janë çmimet maksimale të derivateve të publikuara sot nga Ministria e Industrisë dhe Ndërmarrësisë dhe janë valide deri nesër në ora 10:00.