DnV: Zgjedhjet e 7 qershorit u zhvilluan sipas standardeve demokratike
Demokracia në Veprim (DnV) ka publikuar raportin preliminare për vëzhgimin e zgjedhjeve të 7 qershorit.
Eugen Cakolli, i cili ka prezantua gjetje, ka vlerësuar se procesi zgjedhor i 7 qershorit është zhvilluar në përputhje me standardet demokratike për zgjedhje të lira, konkurruese dhe të qeta.
Sipas tij, procesi zgjedhor është administruar në mënyrë profesionale dhe se qytetarët kanë pasur mundësi të ushtrojnë të drejtën e votës pa pengesa serioze.
“Demokracia në Veprim vlerëson që zgjedhjet e 7 qershorit janë zhvilluar në përputhje me standardet demokratike për zgjedhjet e lira, konkurruese dhe të qeta. Procesi zgjedhor është administruar në mënyrë profesionale dhe efikase, ndërsa votuesit kanë pasur mundësi që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në mënyrë të lirë dhe të barabartë. Zgjedhjet, sidoqoftë, janë mbajtur në një proces të pazakontë politik dhe institucional, meqenëse janë zgjedhjet e treta parlamentare që zhvillohen në më pak se një vit e gjysmë”, ka deklaruar Cakolli.