DnV: KQZ-ja ende nuk është kompletuar me vetëm 10 anëtarë
Demokracia në Veprim (DnV) ka reaguar pas emërimit të anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke thënë se institucioni ende nuk është kompletuar.
Sipas DnV-së, KQZ-ja aktualisht ka 10 nga 11 anëtarët e paraparë me Kushtetutë.
“Argumenti se KQZ-ja mund të funksionojë edhe me 10 anëtarë nuk mund të shërbejë si arsyetim për moskompletimin e saj”, ka theksuar DnV.