Djegia fabrikës “Comodita”, Behrami: Institucionet të veprojnë me urgjencë për të vlerësuar dëmet dhe mbështetur punëtorët
Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, ka reaguar pas djegies së fabrikës “Comodita” në Gjakovë.
Ai ka kërkuar reagim institucional ndaj kësaj fatkeqësie.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se institucionet e Kosovës duhet të veprojnë me urgjencë për të vlerësuar dëmet dhe mbështetur punëtorët.
“Comodita ka punuar me tri ndërrime. Djegia e fabrikës do të ketë implikime katastrofale në ekonominë dhe tregun e punës në Kosovë. Institucionet e Kosovës duhet të veprojnë me urgjencë për të vlerësuar dëmet dhe mbështetur punëtorët dhe kompaninë në këtë situatë të vështirë. Shpresoj në rimëkëmbje sa më të shpejtë dhe rikthim të prodhimit!”, ka shkruar Behrami.